Një tajfun i fuqishëm me erëra rreth 160 km në orë goditi ishullin kryesor të Japonisë dhe bregdetin e Koresë së Jugut pasi “fshiu përpara” pjesët e ishujve jugorë të Japonisë, duke shkaktuar përmbytje dhe lëndime të vogla.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Typhoon Tapah përmbysi anijet në portet në Korenë e Jugut dhe mund të shkaktojë probleme edhe në zhvillimin e Kupës së Botës në Ragbi në ishullin japonez të Hokkaido.

Siç thuhet tutje, Tapah po kalonte pranë Nagasaki në Japoninë jugore të dielën pasdite pasi goditi pjesë të tjera të Japonisë jugore, përfshirë Okinawa, dy ditët e mëparshme.

Ndërsa Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka thënë se stuhia po lëvizte në veri-lindje me një shpejtësi 30 km/h, me erëra maksimale 160 km/h.

Deri më tani, tajfuni ka shkaktuar 21 lëndime të vogla, kryesisht në një rajon të Okinawa që u godit nga stuhia të premten dhe të shtunën.

Këshillat e evakuimit janë lëshuar për më shumë se 2,000 banorë rajonalë, sipas agjencisë së menaxhimit të katastrofave.