Lokale - eSIMy

Ish-kryenegociatorja për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri thotë se se idetë e Hashim Thaçit për shkëmbimit e territorit janë ide serbo-ruse.

“Ky fare nuk është momenti për të shtyrë përpara procesin paqësor, përkundrazi ky është momenti për të prolonguar këtë proces derisa të ndryshojnë disa rrethana. Momentalisht kemi njërën anën që kemi z.Thaçi president që promovon idetë serbo-ruse dhe në anën tjetër kemi spektrin institucional që është kundër. Ideja e pavarësisë nga ardhur nga Lidhja Demokratike e Kosovës’, tha Tahiri për emisionin “360 gradë”.

“Askush nuk e kishte besuar që pas 30 vitesh, dikush mund të vinte me ide dhe të vinte në pikëpyetje shtetin e Kosovës, kufijtë e Kosovës që janë të njohur ndërkombëtarisht sepse Gjykata Ndërkombëtare për drejtësi ka njohur pavarësinë’, shtoi ajo.