Komisioni për Legjislacion ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën është diskutuar për Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
E deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri si anëtar i këtij komisini është shprehur se po frikësohet se byroja për konfiskimin e pasurisë do jetë partiake.
‘’Institucioni duhet të jetë i drejtësisë e jo i partisë, sot është kjo parti e nesër mund të jetë një parti tjetër e na nuk duhet me maru institucione që janë në funksion të një subjekti politik’’ ka thënë Tahiri.






