Zëvendëskryeministri në detyrë nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, ka takuar sot strukturat e AAK-së në Podujevë, njofton Llapi.info.
Me këtë rast, Tahiri tha se Aleanca është adresa më e qëndrueshme politike për proceset e rëndësishme në vend.
“Aleanca është adresa më e qëndrueshme politike për proceset e rëndësishme në vend. Roli ynë është vendimtar për etapat që i kemi përpara si në rrafshin e brendshëm ashtu edhe atë të jashtëm.
“Strukturat e Degës së Podujevës i njoftova për listën e kandidatëve, programin tonë politik dhe Fondin 1-miliardësh për rimëkëmbje, i cili do të jetë vaksinë ekonomike për qytetarët dhe bizneset e vendit të cilët i ka prekur pandemia dhe rënia ekonomike”, tha Tahiri.
“Në takim ju urova sukses kandidatëve për deputet dha u shpreha mirë se ardhje anëtarëve të rinj që ju bashkuan AAK-së”, shtoi ai./Llapi.info






