Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, gjatë debatit parlamentar për 100 ditshin e qeverisjes së Albin Kurtit, i ka numëruar me radhë të gjitha premtimet elektorale të këtij të fundit që gjatë qeverisjes sipas Tahirit nuk u diskutuan më.

Sipas tij është hera e parë që nga paslufta që opozita duhet ta ftoj Qeverinë në debat për 100 ditëshin.

Tahri ka thënë se kryeministri nuk ka pasë guxim e material çka të prezantoj për punën 100 ditëshe në Kuvendin e Kosovës.

“Albin Kurti kishte thënë në fushatë se do të ndërtojë 160 çerdhe. Në 1460 ditë mandat të plotë, i bjen 1 çerdhe për çdo 9 ditë. Në këto 100 ditë, është dashur të nisin 11 prej tyre, por as gur themel s’kemi pa për një të vetme. As plan, as dizajn, as buxhet”, tha Tahiri.

Ai ndër të tjera përmendi premtimin e Kurtit për themelimin e Fondit për Sigurime Shëndetësore, për të cilin tha se nuk është bërë ende asnjë hap nga qeveria Kurti 2.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së ka folur edhe për premtimet e Kurtit për të moshuarit që kishte thënë se do t’i ndërtojnë edhe 5 shtëpi të tjera me shërbime të përkujdesjes për ta.

Tahiri i përmendi edhe çkajen e insitutcioneve të premtuar nga Kurti, që sipas tij sot, formula e punësimit është të jesh nipi i zëvendëskryeministrit, ministrit, deputetit e anëtarit të partisë tënde.

“Kjo është formula. Jo kompetenca. Jo dija. Por Daja. Kjo është fotografia e qeverisjes tënde për 100 ditë, për ta përmbyllur se fundmi me diçka që po na turpëron edhe më tej, ku edhe agjencitë e pavarura të gazetarëve në Evropë e botë, po të bëjnë thirrje që të mos i sulmosh mediat e lira. Pra, jo vetëm që është përkeqësuar qeverisja, por është rrezikuar edhe vetë demokracia jonë”, tha ai.