Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Xhafer Tahiri, ka thënë se partia e tij është duke marrë shënime se çka duhet të ndryshohet në vend.
Tahiri deklaroi se është e sigurt se LDK’ja do t’i fitojë zgjedhjet e përgjithshme nacionale, kurdo që mbahen ato.
“Një gjë është sigurt, kurdo që të vijnë zgjedhjet e përgjithshme nacionale, LDK-ja do të jetë aty për t’i fituar ato zgjedhje, dhe për të sjellë një ndryshim cilësor dhe meritor”, ka thënë ai në Kanal10.
Në sondazhin më të fundit të UBO Consulting, LDK’ja ka dalë e dyta me përqindje për përkrahje nga ana e qytetarëve, derisa Lëvizja Vetëvendosje ka pësuar rënie.