Lokale - eSIMy

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Besnik Tahiri, ka thënë se AAK do t’i shfrytëzojë të gjitha mekanizmat për ta ndalur vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për rritjen e tarifave të çmimit të rrymës.

Tahiri theksoi se po të jetë nevoja kjo çështje do të dërgohet edhe në Gjykatën Kushtetuese.

“Ne si deputetë paguhemi që në seanca ta përmbysim, një vendim tepër të dëmshëm të ZRrE-së e cila ka qenë çdo herë e sinkronizuar me qeverinë në raport më këto tarifa.Ne duhet të mundohemi nga Kuvendi për shkak se ZRrE-ja është organ i ZRrE-së për ta revokuar këtë vendim. Ne do të përdorim të gjitha mekanizmat e pse jo edhe Kushtetuesen për ta ndaluar këtë vendim”.

Ai ka paralajmëruar edhe thirrjen e një seance të jashtëzakonshme nga partitë opozitare.

“Ne kemi diskutuar me grupet parlamentare të PDK-së dhe LDK-së. Jemi duke i mbledhur nënshkrimet. Ne i kemi nënshkrimet tona të mbledhura. Jemi duke e bërë edhe kërkesën për një seancë të jashtëzakonshme. Ne mendojmë që gara duhet të ndodh në Kuvend në seancë”.