Lokale - eSIMy

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka kritikuar ashpër qeverinë për Ligjin e masave të përkohshme për produktet esenciale.

Tahiri e ka pyetur pushtetin nëse janë në mend, pasi askund shteti nuk përcakton çmime.

“Ky ligj do të krijojë mungesë të produkteve, për shkak se intervenimi i shtetit në rregullat e tregut i shtynë ata që kanë produkte, të mos gjenden në supermarkete apo vende ku shiten. Efekti i parë dhe kryesor bie ndesh me nenin 2. A jeni more në mend. Ku e përcakton qeveria marzhën me caktu çmime”, deklaroi Tahiri, raporton Nacionale.

“Do të doja përgjigje nga kryeministri. Jam i bindur se a e kanë lexuar këtë ligj, apo ka ndikuar shumë dialogu që mos me e pa. Nëse e kanë pa këta dy, ky është ligj skandaloz. Bie ndesh me primet kushtetuese, me parimet e tregut të lirë, bie ndesh me secilën dispozitë të nëntë neneve”, tha Tahiri.

“Ky ligj e destabilizon tregun. E obligon shtetin me marrë masa kundërligjshme kundër sektorit privat. Në esencë tek qëllimi, bie ndesh me fjalën kyçe destabilizim. Është ligj që e destabilizon tregun e lirë”, përfundoi ai.