Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, në një reportazh ekskluziv të realizuar nga Gazeta inFokus, ka zbuluar për herë të parë pagat marramendëse të futbollistëve të tij.
Batatina thotë se në skuadër ka lojtar që paguhet deri në 60 mijë euro në vit.
“6 mijë euro e ka pagën mujore bashkë me kontratë, do të thotë e kemi bërë ndarje 50% ju kanë jep kontratë dhe 50% ju kanë jep rrogë që i bie se një lojtar merr 60 mijë euro në vit. Pra një futbollist i Llapit merr 60 mijë euro në vit. Janë 3-4 lojtarë që e kanë pagën me atë vlerë të Llapi. Janë lojtarë të njohur si Sebino Plaku, Mentor Zhdrella. Ka lojtarë tjerë që janë afër tyre me 40 mijë euro në vit”, tha Batatina.






