Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka deklaruar se skuadra e tij do të shëtisë botën, njofton Llapi.info.
Në emisionin Sporti Total, tekniku llapjan ka marrë edhe një shembull, i cili sipas tij, ka shëtitur krejt botën.
“Llapi do të shkojë ngadalë, nuk do të ngutet sikurse Mercedezi që ka shëtitur krejt botën, nuk është ngutur. Edhe Llapi do të shkojë lehtë dhe do ta shëtisë krejt botën, e po ashtu edhe Superligën. Do të jemi në katërshen e parë”, ka thënë ai.
Batatina ka folur edhe për ambiciet e klubit nga Podujeva.
“Llapi ka me qenë skuadra që ka me thënë fjalën kryesore në Superligë, a bëhet kampion a jo nuk dihet por Llapi do të ketë rol determinues në Superligën e Kosovës”, tha ai.
“Secili ka objektivat dhe parimet e veta, krizën që ka Llapi mund ta kenë edhe skuadrat e tjera. Besoj që do bëhemi kampion, ndoshta edhe s’do jemi, por çdo punë që nisna si trajner un mendoj se do ta arrijë objektivin. Mentaliteti im si trajner është se do bëhem kampion edhe kur nuk kamë shanca matematikore. Do jemi skuadër që do jetë në katërshen e parë, shpresojë që ta arrijmë Evropën ndoshta jo me vendin e dytë, por me anë të kupës. Nëse ne arrijmë në Evropë do të bëjmë shpenzime ekstreme dhe do të arrijmë shumë, do jemi një skuadër që do të dominojë për vite të tëra në Kosovë dhe më gjerë”, tha ai./Llapi.info