Nga sot nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve me targa RKS, ku për të vendosur rend dhe respketim të këtij vendimi, Njësia Speciale e Kosovës është vendosur në pikat kufitare në Veri.

Portali në gjuhën serbe “Kossev“, shkruan se rruga tanimë është bllokuar, dhe se në mesin e qytetarëve të mbledhur janë zyrtarët e Listës Serbe – Kryetari Zoran Todiq, dhe ish -kreu i rrethit Slavko Simiq, si dhe disa këshilltarë të cilët kanë refuzuar të japin një deklaratë për mediumin.

Rreth 15 automjete të Njësisë speciale dhe automjete shtesë të policisë, pak pas orës 5 të mëngjesit të sotëm, u vendosën pas kalimit administrativ në Jarinjë, pra përgjatë rrugës.

https://gjc.gjirafa.com/Home/IndexR?configId=5563-1&gjid=39572187&v=2.1&guid=930b60e758f147e18b9b7c60485a0758a377f01b3ca3475f8142c0b4d891aec7

Derisa i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili përmes një shkrimi në Facebook, tha se situata është e qetë, derisa ka thënë ky veprim ka për qëllim zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë, konkretisht targave të automjeteve.