Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pohuar se droga e konfiskuar në aksionin e sotëm në veri të Mitrovicës ka rezultuar në vlerë prej gjashtë milionë eurove.

Ndërkaq, pajisjet e laboratorit i cili u shkatërrua, kapin vlerën e 1.5 milion eurove.

“Pas shkatërrimit të laboratorit në veri të vendit, Izvor, vlera e drogës së konfiskuar e cila tashmë po shkatërrohet ka rezultuar në vlerë prej gjashtë milionë eurosh, ndërsa vlera e pajisjeve 1.5 milion euro”, ka shkruar Sveçla në llogarinë e tij në Facebook.