IPK, bazuar në autorizimet ligjore, i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari nga Stacioni Policor Qendra, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë.
Burime të Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për policin Butrint Krasniqi.
Hetuesit e IPK-së kanë nisur veprimet hetimore pas pranimit të informacioneve për një incident që ka ndodhur mbrëmë në një fshat të Komunës së Kamenicës, ku dyshohet se është i përfshirë zyrtari policor.
“Nga veprimet hetimore fillestare dyshohet se zyrtari në fjalë ka përdorur armën jashtë detyrës zyrtare, duke shtënë me armë për motive të paqarta deri më tani”, thuhet në njoftimin e IPK-së.
Rasti është duke u trajtuar nga Inspektorati Policor, ndërsa hetimet janë në fazën fillestare.
Por, kush është polici Butrint Krasniqi?
Më 27 nëntor të vitit 2020, kishte ndodhur një përleshje fizike mes aktivistëve të VV-së dhe LDK-së gjatë fushatës në Podujevë.