Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin edhe të dy zyrtarëve policorë, që dyshohen të jenë përfshirë në një rast në Kllokot, raporton Sinjali.

Këta dy zyrtarë policorë po dyshohen për për veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Një qytetar kishte raportuar në Linjën e Kaltër se këta dy zyrtarë policorë nuk kanë ndërmarrë veprimet hetimore ndaj të dyshuarve pas ankesës së tij (duke mos përfshirë në deklaratën e tij kërcënimet që ai kishte pranuar nga një zyrtar i lartë i komunës së Kllokotit).

Pas verifikimit të informacioneve të pranuara nga ankuesi, në konsultim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, hetuesit e IPK-së janë duke zhvilluar hetime me dyshimin se dy zyrtarët policorë kanë kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës zyrtarët e përfshirë si të dyshuar në këtë rast janë suspenduar.”, thuhet në njoftimin e IPK-së