Lokale - eSIMy

Publicisti Veton Surroi, ka komentuar deklarimin e presidentit Thaçi, i cili tha se për formimin e qeverisë, do të veprohet sipas praktikave të mëhershme.

Kjo deklaratë, sipas Surroit e ka domethënien “ruani xhepat”.

“Kur H.Thaçi deklaron se çdo gjë do të bëhet “sipas praktikave të mëhershme”, përkthimi instinktiv është: Ruani xhepat!”, ka shkruar Surroi.