Foto ilustrim
Lokale - eSIMy

Banorët po vazhdojnë të hasin nëpër mjete të pashpërthyera nëpër zona të ndryshme të Podujevës, raporton Llapi.info.

Një tjetër rast i tillë është regjistruar në këtë rajon. Sipas PK-së, mjeti i dyshimtë shpërthyes është gjetur dje gjatë orës 15:00 në fshatin Surdull të kësaj komune.

“Fsh. Surdull, Podujevë 25.06.2020-15:00.  Dëshmitari mashkull kosovar ka informuar se në pyll kishte hasë në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka bërë sigurimin e ati mjeti, ndërsa njësitë EOD të FSK-së dhe KFOR-it në mënyrë të sigurt e kanë bërë tërheqjen e ati mjeti nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Policia e Kosovës./Llapi.info