Lokale - eSIMy

Është nënshkruar kontrata për ndërtimin e Tregut të Gjelbërt në Podujevë, shkruan Llapi.info.

Ky projekt do të kushtojë afro 1.5 milionë euro dhe është nënshkruar nga kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka.

Njoftimi i plotë:

Projekt tjetër i madh – Nënshkruam marrëveshje për ndërtimin e Tregut të Gjelbërt në vlerë 1,455,954.50 euro✍️🤝

👷Një tjetër projekt të madh e të rëndësishëm po e nisim në Podujevë, atë të Tregut të Gjelbërt, ku sot bashkë me Ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka kemi nënshkruar marrëveshjen e bashkëfinancimit për realizimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm për qytetarët e veçanarisht fermerët tanë.

📍Vlera e parashikuar për realizimin e projektit është 1,455,954.50 euro. Me ndërtimin e Tregut të Gjelbërt fermerët tanë do të kenë hapësira shumë më të përshtatshme për shitjen e produkteve bujqësore, ndërsa në hapësirat e tregut parashihet edhe ndërtimi i parkingut nëntokësor. 🍓🍎🍉

E falënderoj Ministrin Damka dhe Qeverinë e Kosovës për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme për realizimin e projekteve të ndryshme në komunën tonë. ✅🙌

#Skamundal

#projektemadhore