Lokale - eSIMy

Është mbledhur shuma e nevojshme për trajtimin e Bora Azemit, duke përfshirë shpenzimet për transport dhe pjesën e mbetur të trajtimit mjekësor.

Lajmin e ka bërë të ditur prindi i saj, Besmir Azemi, i cili ka falënderuar të gjithë familjarët, miqtë dhe qytetarët për kontributin dhe mbështetjen e ofruar.

Sipas tij, mbulueshmëria nga Qeveria e Kosovës dhe transporti me aeroplan kap vlerën prej 30 mijë euro, ndërsa pjesa tjetër e transportit dhe akomodimit, përmes Ndihmë Aeroplan, arrin në 15 mijë euro. Shuma e mbledhur nga donatorët ka arritur të mbulojë këto shpenzime.

Ai ka shprehur mirënjohje të thellë për secilin kontribuues, duke theksuar se do të bëjë publike edhe shumën totale të mbledhur për trajtimin e vajzës së tij.

Gjithashtu, është bërë e ditur se çdo donacion që tejkalon shpenzimet e nevojshme për trajtim do të dhurohet për shoqata që ndihmojnë persona të tjerë në nevojë.

Familja ka falënderuar të gjithë ata që kontribuuan në këtë iniciativë humanitare, duke e cilësuar solidaritetin qytetar si mbështetje të jashtëzakonshme në këtë periudhë të vështirë