Donis Avdijaj ka shkëlqyer sot me skuadrën e tij të re, Willemin II, në ligën elitare të Holandës, Eredivise, në fitoren 5-0 ndaj Heraclesit.
Kosovari i lindur në Gjermani, me origjinë nga Istogu i Kosovës, i ka shënuar dy gola për Willemin në ndeshjen e sotme.
Golat u realizuan në minutat 26′ dhe 29′ të takimit. Ky ishte goli i tij i tretë për Willemin.
21-vjeçari po tregon një formë të mirë para ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës në kuadër të Ligës së Kombeve.
Ish-lojtari i Schalkes, ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me klubin holandez gjatë kësaj vere me mundësi për ta vazhduar.






