Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Mitrovicë të shtunën nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht babanë e tij.

Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa ka treguar se i biri i tij është përdorues i substancave narkotike.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Mitrovicë Jug /17.04.2025 – 10:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj babait të tij mashkull kosovar, i cili nuk ka pranuar tretman mjekësor. Sipas viktimës djali i tij është përdorues i substancave narkotike. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.