Lokale - eSIMy

Një aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje është sulmuar sonte pas mesnatës në qytetin e Podujevës teksa ishte duke festuar me simpatizantë të kësaj partie, raporton Llapi.info.

Gazetari i portalit ka qëlluar në vendin e ngjarjes nga ku ka thënë se personi në fjalë është sulmuar me gurë nga persona të pa njohur.

Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe mjeku kujdestar në Emergjencën e Podujevës i cili deklaroi se për momentin jemi duke u marrë me të lënduarin. Sipas tij i lënduari nuk duket që ka lëndime të rënda. I pyetur se në cilën pjesë të trupit ka lëndime, ai tha se nuk mund të jap më shumë informacione lidhur me këtë rast./Llapi.info