Lokale - eSIMy

Një i mitur është sulmuar me thikë në Podujevë, raporton Llapi.info.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, ndërkohë që është bërë e ditur se viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur) pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht me thikë viktimën mashkull kosovar (i mitur). Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info