Policia e Kosovës ka njoftuar në raportin e saj 24 orësh se në Podujevë, është sulmuar fizikisht një person zyrtar, por që nuk ka dhënë detaje tjera, raporton Llapi.info.
Siç njofton policia, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Podujevë 20.03.2022 – 12:00. Me 24.03.2022 lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.






