Policia ka njoftuar se një femër mbrëmë rreth orës 22:00 është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull, raporton Llapi.info.
Sipas PK-së, rasti ka ndodhur në Podujevë, ndërkaq viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Me datën 20.09.2020 viktima femër kosovare ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në njoftim.
Më tej, PK ka bërë të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje./Llapi.info






