Një person është arrestuar në Podujevë, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht një person në vendin e punës, raporton Llapi.info.
Kështu ka bërë të ditur vetë Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, ani pse s’e ka bërë të ditur vendin konkretisht se ku ka ndodhur ngjarja.
“Podujevë, 28.02.2022 – 11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në shenjë pakënaqësie ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar në vendin e punës. I dyshuari ka dëmtuar edhe inventarin e zyrës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës pa dhënë detaje tjera./Llapi.info






