Lokale - eSIMy

Një incident aspak i zakonshëm ka ndodhur në Mitrovicë. Disa zyrtarë policorë janë sulmuar fizikisht teksa po kryenin detyrën e tyre tek rrethi kryesor në këtë qytet.

Madje sipas disa raportimeve thuhet se e gjithë ngjarja ndodhi për shkak të një mosmarrëveshje në mes të disa qytetarëve me policinë, për shkak të një zone parking.

Në pamje të publikuara nga JepiZë shihet se policia ndalon një person dhe provon ta nxjerrë nga vetura pas rezistencën, por rreziku iu vie nga ana tjetër.

Njëri shihet teksa godet policin me shqelm derisa e gjuan përtokë. Polici më pas i drejton armën për ta ndaluar, por ai vazhdon përsëri.

Lidhur me këtë incident tashmë thuhet se janë duke u intervistuar tre persona të dyshuar të cilët ishin përfshirë në këtë ngjarje.

Ngjarje e tmerrshme: Disa persona sulmojnë policët mitrovicas, njëri goditet me shqelm dhe bie në tokë***Para pak minutash ka ndodhur një ngjarje e tmerrshme, pasi disa policë janë sulmuar teksa kryejnë detyrën tek rrethi kryesor në Mitrovicë."Jepi zë" ka siguruar pamje nga momenti kur sulmohet polici.Policia kishin ndaluar një person dhe provonin ta nxirrnin me dhunë nga vetura pas rezistencës, por rreziku erdhi nga ana tjetër.Një tjetër person godet policin me shqelm dhe e gjuan përtoke. Polici i drejton armën për ta ndalur, por sulmuesi nuk ndalet.Personat ikën në drejtim të panjohur, ndërkohë që nuk dihet arsyeja që Policia ndalen veturën.

Gepostet von Jepi zë am Mittwoch, 29. Juli 2020