Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Balloc të Podujevës është arrestuar një person, transmeton Llapi.info
Sipas PK-së, arrestimi i tij është bërë pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë. Zyrtarët policorë gjatë arrestimit kanë përdorur sprej.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht zyrtarët policorë. Zyrtarët policorë gjatë arrestimit kanë përdorur sprej. I dyshuari pas tretmanit mjekësor, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Llapi.info