Lokale - eSIMy

Dy persona janë arrestuar në Podujevë, pasi që të njëjtit kanë sulmuar dy zyrtarë policorë, njofton Llapi.info.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj ditor. Sipas PK-së, sulmi ka ndodhur nga të dyshuarit që fillimisht kanë pasur mosmarrëveshje mes vete rreth ndarjes së pronës së tyre.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar të cilët pas një mosmarrëveshje në mes veti rreth ndarjes së pronës së tyre të paluajtshme kanë sulmuar dy zyrtarë policor njëri prej të cilëve ka pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit përveç sulmit, kanosjes ndaj zyrtarëve policor kanë dëmtuar edhe veturën e viktimës mashkull kosovar”, thuhet në raportin e PK-së.

Siç ka njoftuar Policia, të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, gjersa rasti vazhdon të hetohet./Llapi.info