Lokale - eSIMy

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi ka bërë të ditur se nesër do të mbahet seanca për shqyrtimin kryesor të rastit të sulmit fizik ndaj tij nga Dardan Molliqaj, anëtari i PSD-së.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se seanca do të mbahet të mërkurën rreth orës 13:15 min.

“Nesër në ora 13:15 në gjykatën themelore në Prishtinë, është caktuar seanca e hapur për shqyrtim kryesor për rastin e sulmit që është kryer në televizion T7. Jam ftuar si i dëmtuar dhe si dëshmitar. Po ashtu i ftuar është i akuzuari D.M për veprën penale nga neni 184 lidhur me nenin 31 të KPRK”, ka thënë deputeti Abazi.

Kujtojmë se Dardan Molliqaj pas një debati televiziv në studion e televizionit T7. e kishte sulmuar Abazin, në muajin shtator të vitit 2019.