Një sulm ndaj një personi ka ndodhur në rrugën “Met Podujeva” në Podujevë, shkruan Llapi.info.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku është bërë e ditur se është konfiskuar edhe një armë e ftohtë.
“Pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar. Në posedim të personit të dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një thikë. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime”, ka njoftuar Policia e Kosovës, pa dhënë detaje tjera./Llapi.info