Dyert për klientë nuk u hapen që nga e mërkura nw njw lokal nw Suharekw, kur ato i mbylli inspektorati komunal.
Kjo me dyshimet se atje nga ushqimi që konsumuan gjatë ditëve të fundit, u helmuan disa qytetarë.
Në terren dolën menjëherë edhe inspektorët e Agjensisë së Veterinës e Ushqimit, teksa numri i atyre që u ankuan nuk ishte i vogël.
Si pasojë e kësaj, shumë persona kërkuan ndihmë mjekësore edhe në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare këtu në Suharekë.
Ilir Berisha, pronar i lokalit ku ndodhi rasti, dyshon se e gjitha mund të jetë pasojë e përdorimit të disa preparateve gjatë servisimit të frigoriferit.