Një taksist është arrestuar sot te “Xhamia e Llapit” në Prishtinë, raporton Llapi.info.
Sipas dëshmitarëve që kanë dërguar pamje në Llapi.info, i njëjti nuk u është bindur urdhrave të Policisë së Kosovës, me ç’rast edhe është arrestuar.
Arsyet e vendosjes së prangave ende nuk dihen, gjersa Llapi.info është në pritje të informacioneve më të detajuara nga Policia e Kosovës./Llapi.info
Më poshtë pamjet:






