Një stuhi shiu me erëra ka përfshirë Podujevën minuta më parë, shkruan Llapi.info.

Freskimi ka ardhur pas temperaturave dhe zagushisë së madhe që mbretëroi këto ditë.

Në pamjet që ka publikuar Indeksonline, shihet grumbulli i qytetarëve që vrapojnë në momentin kur nisën të reshurat.

Mot me të reshura është parashikuar të ketë edhe gjatë dy-tri ditëve të ardhshme.

Sipas njoftimit të Prishtina Ëeather, gjatë javës së ardhshme priten rrebeshe e bubullima si dhe stuhi e breshër ditën e martë.

“Mot jostabil në javën e dytë të gushtit. Priten rrebeshe e bubullima, lokalisht edhe stuhi shiu me breshër ditën e martë. Temperaturat në rënie edhe nën vlera normale. 7.08.2022 – Destabilizim i motit po parashihet përgjatë javës së dytë të muajit gusht. Pritet të ketë shtim të vransirave, ndërsa orëve të pasdites edhe zhvillime të rrebesheve me bubullima, që mund të jenë më të shtrira mbi vend, ditën e martë dhe mërkurë, por edhe të premten. Të martën edhe mund të jenë më të ashpra dhe të marrin lokalisht edhe veçori stuhish me erë dhe breshër. Ditën e hënë do të ketë më shumë intervale me diell dhe mbetet ende nxehtë. Në aspektin termik, temperaturat pësojnë një rënie të lehtë edhe nën vlera normale”, thuhet në njoftim.

Tutje, PË bëri të ditur se temperaturat do të jenë gradualisht në rënie ku minimale arrijnë deri në 15 gradë, teksa maksimalet nga 32 gradë zbresin në 25 të mërkurën dhe të enjten.

“Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja, të lehta dhe mesatare 4-12m/s. Shtypja atmosferike shënon një rritje të lehtë mbi normale dhe luhatet në këto vlera”, thuhet tutje në njoftim./Llapi.info