Një stuhi e fuqishme ka përfshirë këtë pasdite rajonin e Llapit, duke shkaktuar dëme të mëdha në kultura bujqësore, shkruan Llapi.info.
Në pamjet që kanë arritur në adresë të Llapi.info, shihet dëmi i madh i shkaktuar në kultura të ndryshme.
Lupçi, Majaci, Lluzhani, Halabaku, Godishnjaku, Dobratini dhe Katunishta – janë disa nga fshatrat më të goditura nga breshri i vrullshëm.
Madje, në fshatin Lupc breshëri është larguar nga banorët me lopatë.
Përveç reshjeve, edhe fryma e madhe e cila e kaploi Llapin ka shkaktuar dëme në disa pjesë. Era ishte aq e fuqishme sa që rrëzoi edhe pemë në fshatin Dobratin.
Llapi.info ju sjell pamje nga zona të ndryshme të Podujevës:




Lupc
Shakovice