Reshje të rrëmbyeshme shiu të shoqëruara me erëra të fuqishme dhe breshër të imët ka goditur pjesën veriore të Mirtovicës rreth orës 17 00 të pasdites.

Stuhia solli freski, por njëkohësisht edhe dëme të shumta materiale siç shihet në pamjet e mëposhtme shumë kulme të ndërtesave dhe vetura janë dëmtuar si pasojë e shtrëngates së fuqishme.

Fronti i ftohtë ka arritur në shumë pjesë të Kossoves duke kushtëzuar rrebeshe shiu dhe ulje të temperaturave.

Gjatë orëve të ardhshme dhe ditës së premte na pret mot i freskët, me reshje shiu, rrebeshe lokalisht të fuqishme dhe erëra të freskëta nga veriut./MeteoBallkan

Më poshtë pamjet e publikuara nga Kossev :