Një stuhi breshri ka përfshirë disa pjesë të Podujevës, pak minuta më parë.
Në pamjet që kanë arritur në adresë të Llapi.info, shihet disa vende janë zbardhuar.
Kështu thonë banorët e fshatit Obrançë, të cilët kanë dërguar edhe pamjet.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në pesë ditët e ardhshme do të ketë mot të ndryshueshëm.
Sipas IHMK-së, të hënën do të ketë mot kryesisht të vranët dhe me reshje shiu.
“Temperaturat do të pësojnë ulje , sidomos në vlerat e maksimaleve. Parashihen edhe erëra të fuqishme në disa rajone të veriut të Dukagjinit, ndërsa në viset e larta me lartësi mbidetare mbi 800m , reshjet e shiut do të jenë të përziera me borë”- thuhet në njoftim.