Temperatura të ulëta kanë shënuar sot në Kosovë, ndërkohë që në disa zona ka pasur edhe reshje bore.
Një stuhi e tillë bore, e përcjellë edhe me erëra, ka përfshirë sonte edhe fshatin Metergoc.
Kështu ka njoftuar faqja ‘Meteo Ballkan’, ku shihet se tashmë është krijuar edhe shtresë e bardhë.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.
IHK njofton se vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta dhe të izoluara shiu.
Temperaturat do të zbresin në në vlera një shifrore.
Gjatë kësaj periudhe kohore do të ketë erëra mesatare deri të forta kryesisht gjysma e parë e javës, ndërsa drejtimi do të jetë nga verilindja dhe juglindja.