Lokale - eSIMy

Njerëzit që rriten të rrethuar me libra në shtëpi, kanë tendencë të kenë kuptim më të lartë të të lexuarit.

Kështu konfirmon një hulumtim i ri në Australi, ndërsa thekson që përveç saj, ata të cilët kanë shumë libra në shtëpi kanë aftësi më të mira matematikore dhe në procesin e komunikimit digjital, njofton Klan Kosova.

Por sa libra mjafton për të bërë diferencën?

Numri magjik besohet të jetë mbi 80 libra, thonë studiuesit australianë.

”Ata që kishin rreth 80 libra në shtëpi, kishin tendencë për të pasur rezultate mesatare për shkrim-leximin, të definuara si aftësia për të lexuar në mënyrë efektive për të marrë pjesë në shoqëri dhe për të arritur qëllime personale”, theksohet në raportin e lëshuar, njofton Klan Kosova.

Por mbajtja e më pak se 80 librave shoqërohej me shkathtësi mesatare.

Ndërsa për të përmirësuar shkathtësinë deri në konfirmim, pasi numri i librave u rrit në rreth 350, shkalla e shkrim-leximit mbeti e qëndrueshme.