Lokale - eSIMy

Herman Gordon është i dashur nga të gjithë në Universitetin e Bristolit të Londrës, për qëndrimin e tij pozitiv dhe afërsinë e tij me studentët. Për këtë, ata vendosën ta shpërblenin. Mbi 230 studentë dhuruan të holla duke i mbledhur kështu 1,500 franga për t’i siguruar atij një udhëtim familjar.

“Pastruesi i bibliotekës së Universitetit tonë është njeriu më i dhimbshëm dhe i dashur që kam takuar ndonjëherë, ai më buzëqesh çdo ditë”, tha një student.

Dhurata u shoqërua me një shënim nga studentët, përmes së cilit ata e falënderonin Gordonin për energjinë pozitive që ua kishte dhuruar përgjatë viteve.

“Ju keni ndriçuar shumë nga ditët tona dhe ne duam që ju të dini se të duam dhe të çmojmë shumë”, shkruante në letër.

Ai tha se është e rëndësishme që me studentët të sillesh mirë dhe të mbash larg energjitë negative, shkruan Metro.uk, transmeton Gazeta Express.

”Ata flasin gjëra të mira për mua, unë u them atyre gjëra të mira dhe i bekoj të gjithë”, shtoi Gordon.

Një video e Gordon duke u befasuar me paratë u shpërnda më vonë në internet ku ai është parë duke fshirë lotët dhe duke falënderuar studentët për këtë gjest. Paratë do t’i paguajnë atij dhe gruas së tij udhëtimin për të vizituar familjarët e tyre në Xhamajka, me të cilët kanë katër vite pa u takuar.