Edhe një herë, klasikja mes Barelonës dhe Real Madridit do të thotë gjithashtu edhe ballafaqimi mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

Një duel individual mes dy lojtarëve që kanë dominuar edhe në “Topin e Artë”, ku secili ka fituar në pesë raste.

Argjentinasi ka gjashtë fitore në Nou Camp, katër Cristiano dhe po aq barazime kanë dyshja.Megjithëse ka më shumë fitore para shikuesve të vetë Messi, Ronaldo ka shënuar më shumë gola në tempullin katalunas.

CR7 deri më tani ka shënuar 11 gola dhe ka bërë një asistim ndërsa Messi realizoi gjashtë gola dhe pesë asistime.

Mesatarja në këto takime të portugezit (0.78 gola për lojë) thuajse është dyfishi i Messit (0.43).

Gjithsej, Cristiano ka shënuar 17 gola në 29 ndeshje kundër Barcelonës duke luajtur për Madridin ndërsa Messi, pasi portugezi arriti në Spanjë, në verën e vitit 2009, ka shënuar 19 gola në 31 ndeshje kundër madrilenëve, përkatësisht gjatë gjithë karrierës ka shënuar 25 gola në 37 ndeshje kundër Los Blancos.

Ndryshe, takimi mes këtyre dy gjigantëve do të zhvillohet nesër (e diel) me fillim në ora 20:45.