Ndërkohë Policia e Kosovës ka sqaruar se sulmuesit e serbit në Oprashkë të Istogut nuk janë shqiptarë, por pjesëtarë të komunitetit egjiptian.
Në njoftimin e policisë theksohet se dy të dyshuarit janë arrestuar. Bëhet fjalë për Rr.G. i lindur me 1998 m/k/egjiptian dhe Rr.G i lindur me 2001 m/k/egjiptian.
Policia thotë se rreth orës 11 të premten është informuar nga viktima se është sulmuar nga dy persona të dyshuar të cilët kishin shkuar në pyllin e tij për të vjedhur dru.
Më herët gjatë ditës, Ministria për Kthim kishte thënë se Petko Miletiq ishte rrahur nga dy shqiptarë. Kjo ministri kishte thënë se po “shqetësohet për mbijetesën e serbëve të kthyer”.