- Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka apeluar për kujdes të shtuar në ushqyerje gjatë festës së Bajrami, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së balancës ushqimore në këtë periudhë festive.
Përmes një njoftimi në facebook, ky institucion shëndetësor ka rikujtuar se festat shoqërohen me tryeza të pasura, por konsumimi i tepërt i ushqimit mund të ndikojë negativisht në shëndet.
Ndër rekomandimet kryesore, spitali këshillon qytetarët të shmangin porcionet e mëdha dhe të kufizojnë konsumimin e ëmbëlsirave si dhe ushqimeve me përmbajtje të lartë yndyre.
Gjithashtu, theksohet rëndësia e konsumimit të mjaftueshëm të ujit gjatë ditës, si dhe mbajtja e një niveli të caktuar të aktivitetit fizik.






