Mëngjesin e së hënës që e lëmë pas, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së pranoi në zyrën e saj një pako përplot dokumentacione.
Siç bënë të ditur nga kjo organizatë, në pako ishin 4.000 dosje nga Gjykata Speciale, njofton Klan Kosova.
Lidhur me ndikimin e këtyre dosjeve, dhe se si kanë mund të rrjedhin deri në këtë pikë, Klan Kosova ka kontaktuar me zyrën për media të Gjykatës Speciale.
Në një përgjigjie të shkurtër, nga ky institucion i drejtësisë ndërkombëtare thuhet se kanë ndjekur me vëmendje informacionet në Klan Kosova, por që nuk duan të komentojnë asgjë lidhur më çështjen e rrjedhjes së 4.000 dosjeve.






