Trajneri i Napolit, Luciano Spalletti konfirmon se Kalidou Koulibaly është në shitje, por do të dobte që ai të qëndronte.

Partenopei mundën ekipin e Serie C, Pro Vercelli 1-0 në një miqësore, të vendosur nga një gol i Victor Osimhen, dhe Diego Demme pësoi një dëmtim potencialisht serioz në gju që do të kërkojë më shumë testime.

Spalletti foli në një konferencë për shtyp pas ndeshjes dhe u pyet në lidhje me një koment të bërë disa ditë më parë, në të cilin ai tha se do të ‘prangoste’ veten për të parandaluar shitjen e Koulibalyt.

“Unë dua të prangosem për të gjithë lojtarët, siç e kam thënë tashmë se do të jem shumë i lumtur nëse skuadra mbetet ashtu siç është”, ka thënë trajneri.

“Unë e thosha për Koulibalyn sepse ai është në shitje, por do të doja që ai të qëndronte. Unë kurrë nuk kam punuar me askënd kaq mirë, jo vetëm si lojtar, por edhe si person ”.

Është raportuar se Napoli është i përgatitur të shesë Koulibalyn, por vetëm për një minimum prej 65 milionë euro, kështu që ai do të mbetet nëse askush nuk është në gjendje të përputhet me këtë shifër.