Sot do të nis së ndërtuari objekti i Urgjencës së Qytetit të Podujevës, shkruan Llapi.info.
Kështu ka njoftuar komuna e Podujevës.
Njoftimi i plotë:
Ju njoftojmë se të hënën (sot) me datë 10.10.2022, në orën 15:00, do të vihet gurthemeli i Urgjencës së qytetit të Podujevës, në afërsi të rrethit të shqiponjës në hyrje të qytetit.
Ndërtimi i Urgjencës është projekt në vlerë 1.7 mil. që po realizohet në bashkëpunim me organizatën “Qatar Charity”.
Në shënimin e kësaj ngjarje do të marrin pjesë; kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ushtruesja e detyrës së ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku dhe drejtori i organizatës “Qatar Charity” Esam Dabab.
Ju ftojmë të përcillni këtë ngjarje!






