Ushtruesja e detyrës së ministrit të Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, sot do të mbajë takim virtual me Asociacionin e Komunave të Kosovës për të diskutuar në lidhje me masat anti-Covid që janë në fuqi.
Takimi do të mbahet në formë virtuale në ora 14:00.
Gjatë javë të fundit, gastronomët por edhe kryetarët e komunave kanë kërkuar lehtësim të masave, veçanërisht heqjen e orës policore.
Gjatë javëve të fundit, numri i rasteve me koronavirus në Kosovë ka rënë dukshëm. Gjatë ditës së djeshme janë konfirmuar 19 raste të reja, ndërkohë që nuk është raportuar për asnjë viktimë.
Aktualisht rasteve aktive me coronavirus është 510.






