Sot pritet të publikohen rezultatet e Testit të Maturës në Podujevë.

Kështu ka thënë për Llapi.info, shefi i Drejtorisë për Arsim në Podujevë, Xhevat Llugaliu.

Publikimi i rezultateve do të bëhet në shkollat e mesme.

Ndërsa, kujtojmë se këtij testi në Podujevë i janë nënshtruar 1425 maturantë.

Nga gjimnazi “Aleksandër Xhuvani” janë 577 maturantë, nga Sh.M.T. “Fan S. Noli” 318 dhe nga Sh.M.E. “Isa Boletini” 530 maturantë./Llapi.info