Të shtunën, më 12 shtator, nga Podujeva do të organizohet transport për qytetarët që dëshirojnë të marrin pjesë në Marshin për Liri në Prishtinë.
Nisja e autobusëve nga Podujeva do të bëhet në ora 12:00, nga Stacioni i Autobusëve.
Marshi në Prishtinë pritet të nisë në ora 14:00, nga Sheshi “Skënderbeu”.
Qytetarët janë ftuar që t’i bashkohen marshit në mbështetje të çlirimtarëve dhe UÇK-së.






