Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius.

“Shtypja atmosferike mbetet e lartë, mbi vlerat e normales. Indeksi UV në kufijtë e rrezikshmërisë. Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme, e lehë deri mesatare.

Në javën e ardhshme pritet të ketë reshje por temperaturat do të jenë të larta, mbi vlerat e mesatareve”, thuhet në njoftimin e institutit.