Qeveria e Kosovës do të mblidhet këtë të shtunë nga ora 16:00.
Në këtë mbledhje pritet që të vendoset për masat e reja kufizuese në frenimin e pandemisë, njofton Klan Kosova.
Masat që pritet të merren janë shtyrja e vitit të ri shkollor deri më 13 shtator, vendosja e orës policore nga ora 22:00 deri në 05:00, mbyllja e gastronomisë nga ora 21:30.






